Tendenca e xhinseve
17/03/2017
Tendenca e xhinseve
Dy ose më shumë veshje xhins të kombinuara mes tyre zgjidhin jo pak probleme me pamjen, sidomos në kohën e lirë, për të qënë komode. Dhe këtë gjë e dinë shumë mirë dhe yjet e Hollivudit që i kemi parë shpesh komplet me xhins.

Ka nga ata që fokusohen tek kombinimi klasik, këmishë dhe pantallona duke luajtur me të njëjtat nuanca të së kaltrës, si Kendall Jenner apo Alessandra Ambrosio. Por ka dhe nga ata që duan të thyejnë ngjyrat me të zezë ose të bardhe si Maia Mitchell apo Eva Longoria.

Dhe më tepër, për ato që nuk heqin dorë nga ekspozimi i këmbëve, duke zgjedhur një fund seksi si Olivia Palermo, apo pantallona të shkurtra si Taissa Farmiga.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.