Blushi: LIBRA fitoi përballë KQZ-së
17/02/2017
Blushi: LIBRA fitoi përballë KQZ-së
Ben Blushi e ka cilësuar si fitore rrëzimin e pengesës për pjesëmarrjen e partisë së tij në zgjedhjet e qershorit.

“KQZ tërhiqet para LIBRA. Fitorja e parë për të gjithë ne. Beteja vazhdon”, ka komentuar Blushi në profilin e tij në rrjetet sociale.

Ish-deputeti socialist ka theksuar se në 18 qershor duhet t’i mundim partitë e vjetra. “Përpara LIBRA. Drejt një republike të re”, ka shtuar Blushi.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.