Ndryshoni mënyrën e të ngrënit
12/01/2017
Ndryshoni mënyrën e të ngrënit
Raporti juaj me ushqimin? Shpesh mungesa e kohës na bën skllav të ushqimeve të gatshme dhe industriale, sasi e madhe sheqeri, kripe, konservantësh dhe ngjyruesish. Ja disa detaje për tu fokusuar në kuzhinën natyrale dhe në transformimin e stilit të jetës.

Të freskëta
Sa më shumë perime të freskëta, të çfarëdolloji, të zgjedhura mes frutave dhe perimeve të stinës. Por megjithatë mos e ekzagjeroni me sasinë.

Çështje kohe
Bëni receta të thjeshta për të dezintoksikuar organizmin për të përmirësuar punën e mëlçisë. Do të merrni plot vitamina dhe kripëra minerale. Kuzhina natyrale ju ndihmon të qëndroni në formë dhe të luftoni plakjen.

Cilësia
Fruta dhe perime bio, por jo vetëm: e vërteta është që nuk mjafton vetëm të lexosh etiketën. Informohu mbi metodën e prodhimit, zgjidhni dyqanet lokale, ku e dini se çfarë blini.

Kripa e fshehur
Kujdes me produktet si supa të ngrira pasi përgjithësisht kanë sasi më të lartë kripe, konservantësh dhe aroma artificiale. Përdorni disa orë për të gatuar dhe vendosini në ngrirje. Pjatat e përgatitura në shtëpi janë më të lehta dhe më natyrale.

Ujë!
Të pish sa më shumë ujë të ndihmon në eleminimin e toksinave dhe të pastron trupin. Evitoni blerjen e lëngjeve të gatshme, por bëni vetë në shtëpi çajra të ndryshëm.

Sheqeri detox
Sipas disa studimeve konsumi i sheqerit është gjithnjë dhe në rritje, që nga pijet me ngjyrë dhe produktet si sukot apo salca e domates, duke krijuar varësi prej tij.

Mirëqënia jote
Drekë në zyrë? Në darkë përgatit një racion më shumë për ditën tjetër dhe do të kenë një ushqim të shëndetshëm të bërë gati në shtëpi. Zgjidh restorantet e duhura dhe përbërësit që të bëjnë mirë.

Moderimi
Mos harroni që përjashtimi duhet të jetë një përjashtim! Tjetër gjë është të shijosh një fetë torte me vetëdije, dhe të vlerësosh shijen, dhe tjetër gjë ta gëlltisësh menjëherë me ankth dhe pa i vënë fre nepsit.

Ushqimi është i shenjtë
Kur ha.... ulu! Edhe nëse bëhet fjalë për një ushqim të shpejtë merr kohën tënde, përtyp me qetësi, dhe jepi rëndësi këtij momenti. Kjo të ndihmon të luftosh emotional eating dhe të transformosh vaktin në një rrit mirëqënie.

/ Top Channel



MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.