Dëborë pas 30 vitesh në Fier!

11/01/2017

Dëborë pas 30 vitesh në Fier!
Ashtu si në të gjithë vendin, dëbora ka zbardhur edhe qytetin e Fierit. Për banorët e këtij qyteti, kjo është një ngjarje e rrallë pasi ky fenomen natyror ndodh pas 30 vitesh.

Për herë të fundit ka rënë dëborë në vitin e largët 1987. Reshjet e dëborës kanë zgjatur vetëm disa minuta, aq sa është bërë e mundur një shtresë e hollë që zbardhi rrugët dhe çatitë e shtëpive.

Kjo nuk ka lejuar që të krijohen çrregullime në qarkullimin e automjeteve. Në një kohë kur në shumë qytete të vendit trashësia e borës ka krijuar probleme të rënda deri në furnizimin nga ajri me ushqime, për fierakët bora ishte një argëtim.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.