Hipoteka i jep pronën humbësit të gjyqit, reagon ministri Manjani

11/01/2017



Hipoteka i jep pronën humbësit të gjyqit, reagon ministri Manjani
Menjëherë pas rastit të publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin Fiks Fare, ku hipoteka e Pogradecit i jep pronën humbësit të gjyqit, ka reaguar ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Që nesër fillon inspektimi i rastit! Qëllimi është zgjidhja e problemit ndaj qytetarit dhe ndëshkimi i përgjegjësve. Do t’u njoftojmë konkluzionet e inspektimit”, tha Manjani.

Ai falenderon Fiks Fare që ka publikuar një rast të tillë. “Falenderoj Fiks Fare! Siç e kam thënë është vendi i Vettingut për të gjithë!”

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.