Dëbora zbardh edhe Tiranën - FOTO

11/01/2017

Dëbora zbardh edhe Tiranën - FOTO
Mbrëmja e të mërkurës solli reshje të shumta dëbore. Fenomeni ishte i pranishëm si rrallëherë edhe në kryeqytet.

Flokët e dendura të borës për disa orë bënë që shumë qytetarë të mbushin rrugët dhe trotuaret, për të bërë një foto e për t’u argëtuar.

Por bora solli edhe problemet e para në qarkullimin e automjeteve. Intensiteti i saj për disa orë bëri që makinat të lëvizin me vështirësi.

Të mërkurën i gjithë vendi u pushtua nga dëbora. Edhe në shumë qytete ku ky fenomen nuk është i zakonshëm as edhe në ditët më të ftohta të dimrit të tjera pati reshje për disa orë.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.