Furtuna ndal helikopterët, operacionet në Mirditë
11/01/2017
Furtuna ndal helikopterët, operacionet në Mirditë
Për shkak të mungesës së fushëpamjes, për shkak të një stuhie dëbore në Orosh Helikopteri është detyruar të kthehet prapa.

Aparatura sinjalizuese e stuhive paralajmëron pilotët të mos e tentojnë fluturimin mbi Orosh. Misioni nga i pamundur kthehet në vdekjeprurës. Këta pilotë nuk e injorojnë teknologjinë e “Kugar”-it,  ndaj kthehen për të mos ripërsëritur tragjedi.

Helikopteri fluturoi mbi qarkun e Lezhës ku temperaturat e larta kanë sjellë problem për banorët e zonës, sidomos në Mirdite, ku temperaturat kanë variuar nga -14 deri në -22 gradë celsius.

Pavarësisht një dimri të egër në Mirditë ajo që është kryesorja mbetet që nuk ka patur asnjë emergjencë shëndetësore. Problem mbetet furnizimi i Mirditës me ujë të pijshëm në zonat e thella malore.

E gjithë sasia e ndihmave ushqimore e parashikuar për në Orosh në një ndër zonat më të thella të rrethit të Mirditës u shkarkua në qytetin e Rrëshenit në pritje të uljes së reshjeve të dëborës në Orosh dhe gjetjes së një alternative tjetër për t’i furnizuar banorët e Oroshit.

Misioni i mbyllur sot pa sukses do të rinisë nesër herët për të gjetur një zgjidhje për banorët e Oroshit.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.