Droga në portin e Durrësit, pranga agjentit të Kufirit
11/01/2017
Droga në portin e Durrësit, pranga agjentit të Kufirit
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Policinë e Shtetit ka arrestuar pasditen e kësaj të mërkure një agjent të policisë kufitare në portin e Durrësit, nën akuzën se favorizoi kalimin e një sasie droge.

Në pranga ka rënë agjenti Agim Shaba, me detyrë ndihmës kontrollor në pikën e kalimit kufitar të Durrësit, ndaj të cilit tashmë rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”.

Sipas SHÇBA-së, Shaba lejoi të kalonin në vijën e parë të kontrollit dy shtetas me lëndë narkotike edhe pse ishte në dijeni të ngarkesës së tyre.

Këta të fundit janë identifikuar si Bashkim Hasani dhe bashkëpunëtorja e tij Laureta Lama, të cilët do të udhëtonin drejt Italisë. Ata u arrestuan nga agjentët e Antidrogës teksa ndodheshin në kabinën e tragetit, ku u gjet edhe droga.

Materialet hetimore në ngarkim të agjentit i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit përkatës, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.