Acari ngrin liqenet

11/01/2017

Ngricat kanë pushtuar edhe ujërat.  Liqeni i Fierzës  ka ngrirë vende-vende  në  temperatura të cilat prej ditësh nuk i afrohen zero gradëve celcius.

Prej ditësh edhe liqeni i Ohrit në Pogradec ofron një spektakël natyror  me format që ka marrë uji i shndërruar në akull.

Ngrirja e liqeneve në të gjithë vendin ka bërë shumë njerëz të argëtohen si rrallë ndonjëherë, me të rinj që bëjnë patinazh në ujërat e ngrira të liqenit të Prrenjasit dhe në liqenet e Dumresë.

Edhe në kanionet e Skraparit natyra ofron spektakël. Por, ngricat nuk kanë kursyer as ujërat e kripura të Lagunës së Nartës, Karavastasë dhe Kuine Vainit në Lezhë. 

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.