JLo i dhuron kushërirës…Ronaldon
11/01/2017
Jo gjithë dhuratat mund të bëhen për ditëlindjen e një miku a ta afërmi, por po të jesh Jennifer Lopez, ato realizohen pa asnjë pengesë.

Këngëtarja portorikane ndodhej në Portugali me kushërirën e saj, Tina Rios. Kjo e fundit festonte ditëlindjen e saj dhe JLo, duke e ditur që ajo është një fanse e çmendur e Cristiano Ronaldos, i dhuron për ditëlindje një përqafim nga asi portugez.

E gjithë dhurata e ndodhur në një lokal nate në Portugali është filmuar dhe më pas shpërndarë nëpër rrjetet sociale dhe faqe të ndryshme interneti.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.