Kur aktorët dashurohen në sheshxhirim
11/01/2017
Kur aktorët dashurohen në sheshxhirim
Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara, sipas mediave amerikane, kanë rënë në dashuri gjatë xhirimit të filmit të tyre të ri.

Yjet e Hollivudit kanë qenë të zënë kohët e fundit me filmin “Mary Magdalene”, aty ku Joaquin luan rolin e Jezusit, ndërsa Rooney atë të Maria Magdalenës.

Një burim ka thënë për “New York Post” se këta aktorë nuk u paraqitën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe në mënyrë që të kalonin disa kohë bashkë.

Po i njëjti burim thotë se aktorët janë frekuentuar shpesh që kur u dashuruan me njëri-tjetrin në sheshxhirim, në fundin e vitit të kaluar.

Gjithsesi, një përfaqësues i aktorit 42-vjeçar, ka thënë se Joaquin dhe Rooney janë thjesht miq të mirë.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.