Shqipëria prezantohet në Panairin e Utrehtit
10/01/2017
Shqipëria prezantohet në Panairin e Utrehtit
Shqipëria për herë të parë është pjesë e panairit ndërkombëtar të turizmit në “Vakantiebeurs”, në Utreht të Holandës, që zhvillohet nga data 10-15 Janar.

Qëllimi kryesor i këtij panairi është prezantimi i paketave turistike përballë turistëve, në një nga tregjet më të mëdha në botë që udhëtojnë jashtë vendit të tyre, siç është ai holandez ( i pesti pas Gjermanisë, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës). Në fokus të veçantë janë kontaktet biznes- biznes (B2B) dhe biznes-konsumator (B2C), mes Shqipërisë dhe Holandës.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nëpërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me ambasadën tonë në Holandë, prezanton Shqipërinë turistike bashkë me 3 operatorë turistikë që, në bazë të një axhende, do të asistohen në takime të ndryshme, të organizuara nga përfaqësia jonë diplomatike në Holandë.                    

Gjithashtu, gjatë ditëve të këtij panairi është parashikuar edhe një forum biznesi dhe takime me investitorë të ndryshëm, ku Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve AIDA, do të shpalosë potencialet për investime që ka Shqipëria, jo vetëm në fushën e turizmit, por edhe në sektorë të tjerë.

/ Top Channel
Turizmi
Shtutgarti “flet” shqip
Në Panairin e Turizmit prezantohen tradita dhe kultura
Panairi i Shtutgartit
Promovohen vlerat shqiptare, merr pjesë ministrja e Ekonomisë



LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.