Durrësi pa ujë, ngrica ka dëmtuar tubacionet

10/01/2017

Në qytetin e Durrësit janë zhdukur bidonat 5 litërsh të ujit.  Uji është ndër më të kërkuarit këto ditë ngricash në qytetin bregdetar, ku ngricat kanë prekur edhe tubacionet e ujit të pijshsmë dhe depozitat.

“Këto ditë nuk ka patur ujë fare. Ka katër ditë që nuk kemi patur ujë. Kërkesa ka qenë shumë e lartë. Ka ecur shitja e ujit këto ditë sepse kanë qenë ngricat”, thonë tregtarët.

Banorët janë vënë në kërkim të ujit ku të munden.

“Kemi një javë pa ujë. Kanë ngrirë tubat”, thonë banorët.

Ngrica ka prekur dhe tubacionet e depove 1 dhe 2, ndërsa ka dëmtuar mjaft matës uji.

“Problem i madh që ne kemi hasur këto ditët e fundit është edhe ngrirja e matësave, ku nga temperaturat nën zero ka patur edhe plasje të matësave”, thotë Gerald Dautaj, inxhinier i UKD.

Mungesa e ujit ka prekur edhe burgun e Durrësit, që në këto ditë të acarta po përballet edhe me mungesën e energjisë elektrike, ndërsa familjarët mundohen të mbulojnë nevojat e të dënuarve me ujë.

Durrësi ndodhet ende i pushtuar nga ngrica, ndërkohë që mjaft depozita dhe tuba uji janë dëmtuar. Por kapriçot e motit sjellin dhe pamje të bukura nga ngrirja e rrjedhjes së ujit.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.