PD: Rama, shpenzime luksi
10/01/2016
Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama për shpenzime luksi, në një kohë që sipas saj, shkollat në vend janë mbyllur për shkak të mungesës së ngrohjes.

“537 milionë lekë do harxhojë Edi Rama për ngrohjen e tij në Kryeministri, këtë vit. Në fakt, këto 537 milionë lekë janë vetëm një pjesë e vogël e mbi 13 miliardë lekë që Edi Rama do shpenzojë për vete dhe godinën e Kryeministrisë të cilën e ka kthyer në pallat argëtimi. Prandaj shkollat nuk kanë ngrohje dhe janë mbyllur, sepse Edi Rama harxhon për ngrohjen e zyrës së tij më shumë se për ngrohjen e të gjitha shkollave të Shqipërisë”, deklaroi Grida Duma.

Duma tha se Edi Rama nuk mendon për njerëzit. “Ndaj, së bashku duhet ta ndryshojmë qeverinë nga qeveri e Edi Ramës në qeveri të njerëzve”, mbyllet deklarata e PD.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.