Vijon shpërndarja e ndihmave, Tahiri ndjek operacionet

10/01/2017

Vijon shpërndarja e ndihmave, Tahiri ndjek operacionet
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri inspektoi nga afër situatën për shkak të kushteve të motit në Klos të qarkut Dibër, ku për banorët u shpërndanë ndihma ushqimore.

Tahiri deklaroi se të gjithë strukturat e shtetit janë në këmbë, por theksoi se është e domosdoshme që të ndihmojmë njëri-tjetrin në mënyrë që të përballohet kjo situatë.

Sipas Tahirit, po punohet intensivisht për t’iu gjendur pranë të gjitha familjeve që kanë probleme për shkak të izolimit në zonat e thella malore, për të mos pasur pasoja të rënda në jetën dhe shëndetin e njerëzve.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.