Acari në Shqipëri, ngrica në liqene. Në Peshkopi temperatura minimale
10/01/2017
Në të gjithë vendin, ngricat vazhdojnë të shkaktojnë probleme. Përveç buletineve zyrtare, qytetarë të shumtë raportojnë në Top Channel në rubrikën “Ti Raporton”, për vështirësitë që po hasin në këto ditë acari të pazakontë për Shqipërinë.

Një qytetar ka raportuar këtë mëngjes nga Qafë Gjashta e Sarandës, duke sjellë foto nga rruga me ngricë dhe ende pa u hedhur kripa. Ndërsa një qytetar tjetër nga veriu i vendit raporton për ngricat që janë shfaqur sot mbi ujërat e liqenit të Shkodrës.

I gjithë vendi po përjeton temperatura ekstreme, që kanë çuar deri në ngrirjen e tubacioneve të ujit të pijshëm. Gjatë natës së kaluar, temperatura më e ulët u regjistrua në minus 15 gradë Celsius në qytetin e Peshkopisë, i cili mbetet dhe qyteti më i ftohtë i javës polare në Shqipëri.

Reshje dëbore kanë rënë orët e fundit në Sarandë, Pukë dhe Dibër. Në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër, Lezhë, Korçë, Elbasan, Vlorë dhe Berat.

Megjithëse nuk ka pasur reshje për shkak të temperaturave të ulëta dhe erës së fortë, në disa akse rrugore ka pasur prezencë të akullit. Sipas Emergjencave Civile, të gjithë akset rrugore kombëtare janë të qarkullueshme, disa pjesërisht me zinxhirë.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.