Këshilli i Emergjencave, Rama: Situata e gripit, drejt përmirësimit
10/01/2017
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Emergjencave për situatën e motit në vend, dhe problematikat e hasura. Rama tha se situata me gripin është drejt përmirësimit pasi është ulur numri i të prekurve në spitale. Për kreun e qeverisë situata është në kontroll.

Kreu i emergjencave Shemsi Premçi tha se temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Vermosh dhe në një fshat të Librazhdit. Për Premçin problem është akulli dhe ngricat në rrugë.

Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj vuri në dukej problemin me ujësjellësat, me ngrirjen e tubacioneve për shkak të temperaturave të ulëta. Përsa i përket akseve kryesore nacionale rrugore, ministri tha se po mirëmbahen dhe janë të gjitha të kalueshme. Edhe aeroportet e Rinasit dhe të Kukësit janë në gatishmëri për ndonjë emergjencë të veçantë.

Përsa i përket furnizimit me energji elektrike ministri Damian Gjiknuri tha se janë disa njësi të vogla në veri ku ka mungesë të energjisë. Defektet tha ai janë rregulluar në kohë rekord nga OSHEE.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.