Izolimi nga dëbora, në gatishmëri helikopterët e FA

10/01/2017

Izolimi nga dëbora, në gatishmëri helikopterët e FA
Forcat e Armatosura janë angazhuar për të shpërndarë ndihma në fshatrat e izoluara nga dëbora në rajonet më të thella të vendit.

Në përgjigje të kërkesave të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, helikopterët e Forcës Ajrore kanë kryer disa fluturime për shpërndarjen e ndihmave.

Një helikopter “Cougar” dërgoi ndihma ushqimore dhe batanije për banorët e fshatrave Arrën dhe Kalis në Kukës.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se helikopterët e Forcës Ajrore janë në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo emergjence, ndërsa  mjetet e rënda të Forcave të Armatosura mbeten të angazhuara edhe në hapjen e rrugëve rurale që janë ende të bllokuara nga bora.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.