Acari në Shqipëri, ngrica në liqene
10/01/2017
Acari në Shqipëri, ngrica në liqene
Në të gjithë vendin, ngricat vazhdojnë të shkaktojnë probleme. Përveç buletineve zyrtare, qytetarë të shumtë raportojnë në Top Channel në rubrikën “Ti Raporton”,  për vështirësitë që po hasin në këto ditë acari të pazakontë për Shqipërinë.

Një qytetar ka raportuar këtë mëngjes nga “Qafë Gjashta” e Sarandës, duke sjellë foto nga rruga me ngricë dhe ende pa u hedhur kripa.

Ndërsa një qytetar tjetër nga veriu i vendit raporton për ngricat që janë shfaqur mbi ujërat e liqenit të Shkodrës.

I gjithë vendi po përjeton temperatura ekstreme, që kanë çuar deri në ngrirjen e tubacioneve të ujit të pijshëm. Gjatë natës së kaluar, temperatura më e ulët u regjistrua në -15 gradë celsius nga matjet zyrtare në qytetin e Peshkopisë,  i cili mbetet dhe qyteti më i ftohtë i javës polare në Shqipëri.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.