Borëpastrueset bien në kanal

09/01/2017

Borëpastrueset bien në kanal
Dy borëpastruese, të cilat duhet të hapnin rrugën Bulqizë-Peshkopi, u rrëzuan në kanal më 6 janar, duke bllokuar të gjithë aksin.

Kamera e Fiks Fare ndoqi nga afër "operacionin" e shpëtimit të këtyre borëpastrueseve. Në këtë rrugë qëndronin tre mjete të tilla, të cilat ishin në mes të makinave.

Ekipi i Fiksit shkoi në njërën prej borëpastrueseve, ku brenda saj ishte shoferi. Gazetarja e pyet se përse nuk po ecën dhe nuk pastron rrugën. Në fillim thotë se e kanë bllokuar makinat, ndërsa më vonë pranon se ka rënë në kanal.

Gazetarja shkon tek borëpastruesja tjetër, duke pyetur shoferin nëse mund të punohet në mes të makinave. "No coment" na thotë. Ndërkohë, pas çaste më vonë, borëpastruesja e tretë rrëzohet në kanal. Të dyja borëpastrueset që ranë në kanal ishin pa zinxhirë.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.