Veliaj: -7 gradë, por ura nis

09/01/2017

Bashkia e Tiranës ka nisur ditën e sotme ndërtimin e urës së Menikut, e cila lidh 1,200 banorë me Ndroqin nga 2 anët e lumit Erzen.

Nisja e punimeve është njoftuar edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili thotë në postimin e tij se edhe pse temperaturat janë -7 gradë, fjala e dhënë duhet mbajtur.

“-7 gradë, por fjala e dhënë duhet mbajtur! Nisi ura e Menikut, premtim për këtë vit që lidh 1,200 banorë me Ndroqin, 2 anët e Erzenit”, shkroi Veliaj në profilin e tij në “Facebook”.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.