Gruevski komenton plaftormën shqiptare: Synon të shmangë VMRO-DPMNE

09/01/2017

Gruevski komenton plaftormën shqiptare: Synon të shmangë VMRO-DPMNE
Nikolla Gruevski mori mandatimin nga Presidenti Gjorge Ivanov për formimin e qeverisë së re. Para se të merrte këtë mandatim, kreu i VMRO-DPMN komentoi në një intervistë për gazetën “Dnevnik” platformën e partive shqiptare për bashkëqeverisje.

Gruevski thotë se platforma është nxitur nga “politikanë dhe diplomatë të huaj dhe përmes saj synohet që të shmanget koalicioni me partinë e tij për qeverinë e re”.

Lidhur me përmbajtjen ai është ndalur tek kërkesa për dygjuhësinë. Sipas tij, dygjuhësia nuk ka përse u duhet shqiptarëve në zonat ku ata nuk jetojnë.

“Shqiptarët kanë më shumë nevojë për punësime të reja, paga më të larta dhe standarde më të larta jetese”, thotë Gruevski.

Ai ka dërguar edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për BDI-në e Ali Ahmetit, duke folur për vendosjen e një precedenti të rrezikshëm për të ardhmen e Maqedonisë nëse kjo parti refuzon koalicionin me VMRO-DPMNE dhe në vend të kësaj zgjedh LSDM-në.

“Nëse BDI zgjedh të shkojë në koalicion me partinë e dytë, në vend të asaj që ka dalë forcë e parë, zgjedh të shkojë me atë që ka humbur dhe jo me atë që ka fituar, kjo do të shënojë një praktikë të re, të cilës ne gjithsesi do t’i përshtatemi sot dhe në të ardhmen”, ka deklaruar kreu i VMRO-DPMNE.

/ Top Channel



MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.