UKT zëvendëson matësat e prishur nga ngrica

09/01/2017

Ngricat e ditëve të fundit kanë dëmtuar jo vetëm tubacionet e depozitave, por edhe matësit e ujit, duke lënë pa ujë jo pak familje.

Nisur nga kjo situatë emergjence, Ujësjellësi i Tiranës njofton se do të zëvendësojë të gjithë matësit e dëmtuar nga ngrica me të rinj.

UKT njofton se ka nisur procesi i evidentimit të dëmeve të shkatuara nga i ftohti te matësit e ujit në Tiranë. Zyrtarisht mësohet se pjesë e kësaj fushate janë të gjitha rastet e dëmtimeve nga temperaturat e ulëta dhe ngrica, të sinjalizuara brenda 5 ditësh në njësinë përkatëse të Ujësjellësit.

Ndërkohë, UKT fton të gjithë qytetarët që të telefonojnë në numrin e gjelbër (0800 44 88), që është në funksion 24 orë për të raportuar për dëme të këtij lloji.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.