13 vite nga tragjedia e 9 janarit, familjarët bëjnë homazhe në Vlorë
09/01/2017
13 vite nga tragjedia e 9 janarit, familjarët bëjnë homazhe në Vlorë
13 vjet nga tragjedia e 9 janarit, familjarët e viktimave janë mbledhur në qytetin e Vlorës për të bërë homazhe, duke hedhur lule në det.

Ata kanë përsëritur akuzat ndaj strukturave të atëhershme shtetërore se, lanë në mes të detit familjarët e tyre.

Ata kanë kërkuar sërish gjetjen dhe dënimin e fajtorëve dhe janë shprehur se kanë ende shpresë se do të bëhet drejtësi.

Për shkak të motit të acartë dhe dallgëve të mëdha, 9 janarin e vitit 2004 gjetën vdekjen 28 nga 36 persona që ndodheshin në bordin e gomones që synonte të arrinte brigjet e Italisë.

Ndërkohë, 8 të tjerëve nuk u janë gjetur ende trupat. Viktimat ishin kryesisht nga Shkodra dhe Lezha.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.