Martin Shkrelit i pezullohet llogaria në Twitter
09/01/2017
Martin Shkrelit i pezullohet llogaria në Twitter
Shqiptaro-amerikanit Martin Shkreli i është pezulluar llogaria në Twitter pasi akuzohet për ngacimin e gazetares Lauren Duca.

Sipas BBC-së, ky pezullim është i lidhur pikërisht me këtë çështje. Shkreli u bë mjaft i njohur me kompaninë e tij, pasi rriti brenda natës me 5 mijë përqind çmimin e Daraprimit, ilaç që përdoret për të prekurit me AIDS.

Më herët znj. Duca kishte printuar një ftesë nga z. Shkreli në inaugurimin e Donald Trump si president. Përgjigja e saj që postoi në Twitter ishte: “Më parë do të ha organet e mia”.

Pas këtij postimi, Shkreli i është përgjigjur Duca ku shkruan “ju e dini çfarë i ftohti”, duke postuar disa foto false të tij dhe Duca së bashku.

Para se t’i pezullohej profili, Shkreli kishte shkruar “kam një përplasje të vogël me Lauren Duca”. Në dhjetor Shkreli u arrestua pasi dyshohej për mashtrim me letrat me vlerë, dhe u tërhoq nga drejtimi i kompanisë së tij, Turing Pharmaceuticals. Gjyqi ndaj tij nis më 26 qershor.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.