Blushi: Haradinaj, “viktimë” e ndryshimeve të kohëve
07/01/2017
Blushi: Haradinaj, “viktimë” e ndryshimeve të kohëve
Për Ben Blushin, arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë nuk është një vendim gjykate, por dëshmi e Kohëve që po ndryshojnë. Sipas Blushit, ndalimi i tij i papritur nuk ështe një pagesë ndaj së shkuarës, por është një çmim mbi të ardhmen.

“Jam i bindur që Ramushi do të lirohet por çështja është çfarë do të ndodhë në Kosovë dhe në rajon në vitet që vijnë. Natyrisht, kjo ngjarje do ketë ndikim në politikën e brendshme në Prishtinë, në sentimentet e kosovarëve ndaj Europës, të cilat po dobësohen përditë duke i lenë hapësirë ekstremeve ideologjike dhe atyre fetare”, thotë Blushi në rrjetet sociale.

Pavarësisht të gjithave, vijon ai, Kosova do mbetet e pavarur, por çështja është çfarë drejtimi do ketë demokracia e saj dhe mbi të gjitha çfarë cilësie.

“Në vende të vogla ndryshimi i kohës politike ka efekte të mëdha. Kosova nuk bën përjashtim. Demokracia dhe liria nuk janë një dhuratë e përjetshme. Ato duhet t’i fitosh perditë. Lirinë e sjellin çlirimtarët si Ramushi, por demokracinë e mbajnë demokratët që sot në Kosovë janë pakicë. Kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do jetë më ajo që është sot”, thotë Blushi.

Ai thekson se, ka shumë vende të botës që e kanë pranuar Kosovën si një vend të pavarur, por nuk janë gati ta njohin atë si një shoqëri demokratike. “Ky është çmimi që po paguan Ramushi. Kosova duhet t’i jetë mirënjohëse!”, ka shtuar kryetari i partisë Libra.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.