Votuesit pa adresë, amnisti deri në korrik, më pas gjoba

07/01/2016

Pas 25 janarit të gjithë qytetarët mund të korrigjojnë adresën e vendbanimit pranë zyrave të gjendjes civile, pa pagesë.

Por ky shërbim do të përfitohet falas deri në fund të korrikut pasi në rast të kundërt, do të penalizohen me gjobë me vlerë 10 mijë lekë. Kjo periudhe amnistie lidhet me zgjedhjet, si përpjekje për të eliminuar votuesit pa adresë të saktë.

“Për 6 muaj do të hiqet pagesa prej 3 mijë lekësh dhe unë nëpërmjet televizionit tuaj dua t’i bëj thirrje të gjithë shtetasve me këtë handikap t’i drejtohen zyrave të gjendjes civile. Në rast të kundërt që mos të kthehemi në këtë situate rrëmuje me adresat, është parashikuar që masa administrative të 3.3 fishohet”, shprehet Bledar Doracaj, drejtor i përgjithshëm i gjendjes civile.

Ndërkohë më 3 janar, në zyrat e gjendjes civile dhe në faqen onlinë të ministrisë së brendshme kanë dalë listat e para të zgjedhjeve të 18 qershorit. Sipas ekstraktit të parë numri total i votuesve është 3 milion e 461 mijë e 956 votues nga këto 49 % femra dhe 51 % meshkuj. 135 mijë e 253 shtetas do të votojnë për herë të parë ndërsa problem mbetet shifra prej 301 mijë votuesi me kodet 000, 888, 999 të cilët rezultojnë pa adresë.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.