PD, Spaho: Situata e rëndë, qeveria bën show në ekran
06/01/2017
PD, Spaho: Situata e rëndë, qeveria bën show në ekran
Partia Demokratike e përshkroi si “të rëndë” situatën në vend, me zona të izoluara, rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie elektrike.

Sipas informacionit të marrë prej strukturave të saj, opozita veçoi si zonat më problematike fshatrat në verilindje dhe juglindje të vendit, kryesisht në Kukës, Has, Tropojë, Pukë, Dibër, Krujë, Librazhd dhe Korçë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho tha se, në disa fshtra të këtyre zonave, kryesisht në veri, nuk ka ujë të pijshëm prej dy ditësh dhe as shërbim shëndetësor.

“Në të gjitha këto zona nuk janë dërguar borëpastruese dhe mungon kripa për zhbllokimin e rrugëve”, tha Spaho.

Sipas demokratëve, kjo gjendje është pasojë e sjelljes së papërgjegjshme të qeverisë, e cila kujdeset më shumë për show në ekran sesa për të ndihmuar qytetarët në terren.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.