Rriten fitimet e Samsungut, pavarësisht flakëve
06/01/2017
Rriten fitimet e Samsungut, pavarësisht flakëve
Fitimet e Samsungut gjatë vitit të kaluar janë rritur me 50%, pavarësisht problemeve që kompania pati me flakët që pushtonin celularët “Galaxy Note 7”, tërheqja nga tregu e të cilëve i kushtoi 3 miliardë dollarë.

Kompania ka njoftuar se fitimet në çerekun e fundit të vitit 2016 u rritën me 50%, niveli më i lartë në 3 vitet e fundit.

Sipas Samsungut, fitimet kanë qenë në vlerën e 7.8 miliardë dollarëve, kjo falë biznesit të gjysmëpërçuesve.

Ende është e paqartë se çfarë i bëri celularët “Galaxy Note 7” që të mbinxeheshin dhe të merrnin flakë.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.