PD: Hasi tërësisht i bllokuar, pa rrugë, pa drita pa ujë të pishëm
06/01/2017
PD: Hasi tërësisht i bllokuar, pa rrugë, pa drita pa ujë të pishëm
Partia Demokratike ka shprehur shqetësimin për gjendjen e rëndë ku ndodhet i gjithë rrethi i Hasit.

“Të dhënat tona tregojnë se prej dje, i gjithë rrethi është izoluar, të gjitha rrugët janë të bllokuara dhe nga dje nuk ka drita, as ujë të pishëm. Raportohet se mungojnë absolutisht ndërhyrjet qeveritare dhe banorët e kanë të pamundur të komunikojnë apo të marrin ndihma”, deklaroi Grida Duma.

“Ndërkohë, kësaj gjendje i shtohet edhe epidemia e gripit, dhe banorët e rrethit të  Hasit e kanë të pamundur të marrin ndihmë shëndetësore. Trashësia e dëborës shkon nga 50 centimetra, deri në 1 metër e gjysëm në shumë zona. Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të ndërhyjë menjëherë dhe tu vijë në ndihmë banorëve të rrehit të Hasit. Ne do të raportojmë sot në mënyrë periodike për situatën në zonat më të goditura nga moti i keq, me besimin se do tu vijmë në ndihmë banorëve”, shtoi deputetja e PD-së.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.