A është ky Samsung Galaxy S8?
06/01/2017
A është ky Samsung Galaxy S8?
Një foto po qarkullon orët e fundit “online” dhe thuhet se bëhet fjalë për foton e Samsungut të ri S8.

E postuar në një blog kinez, “smartphone” i ri nuk ka buton në fund të tij.

Për dashamirësit e Samsungut, ky aparat nuk është vetëm celulari i radhës së kompanisë, por e shohin si një mundësi për Samsungun që të rikthehet pas fiaskos së Galaxy Note 7.

Mendohet se Samsung Galaxy S8, për të cilin është folur shumë kohët e fundit, nuk do të dalë në treg përpara muajit shkurt.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.