Makina e së ardhmes, sipas Toyota-s

05/01/2017

Makina e së ardhmes, sipas Toyota-s
Me zhvillimin e teknologjisë koncepti për makinën e së ardhmes vjen gjithnjë e më i ndryshëm.

Së fundmi i ka ardhur radha Toyota-s, gjigantit japonez të prodhimit të automjeteve, që të reklamojë përmes një videoje edhe vizionin e saj për makinën që do të zotërojë rrugët në të ardhme.

Dizanji i saj është bazuar në “ngrohjen kinetike” duke dhënë idenë se teknologjia duhet të jetë e ngrohtë, mikpritëse e argëtuese.

Kjo makinë mund të drejtohet manualisht, por edhe me autopilot, kjo sipas dëshirës personale të përdoruesit të saj. Ajo do të jetë e pajisur me teknologjinë AI dhe do të jetë i përshtatshëm me preferencat e personit që do të përdorë atë, duke u bërë gjithnjë e më miqësor.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.