Arrestimi i Haradinajt, Lunaçek: BE t’i bëjë presion Serbisë

05/01/2017

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek ka kërkuar nga Bashkimi Europian që t’i bëjë presion Serbisë për të hequr fletarrestet ndërkombëtare të lëshuara kohë më parë.

Reagimi i Lunaçek ka ardhur pas arrestimit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ditën e mërkurë në Aeroportin e Bale-Mulhouse-Fribourg.

“Mbajtja e fletarresteve ndërkombëtare të vjetëruara nga ana e Serbisë është plotësisht e papranueshme”, ka thënë Lunaçek në një deklaratë të saj.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë edhe kundërreagimi i ministrit serb Aleksandar Vulin, i cili është shprehur gjatë kësaj të enjteje se, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian mund të bëjë përpjekje ndaj BE-së për presion ndaj Serbisë, por kurrsesi nuk duhet të bëjë presion drejtuar kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, që të heqë dorë nga urdhërarrestet ndërkombëtare.

“I bëj thirrje Ulrike Lunaçek që të flasë me BE-në, por jo të bëjë presion drejtuar kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç”, ka thënë Vulin.

/ Top Channel



MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.