Arrestimi i Haradinajt, ministri Hoxhaj: Po punojmë për ta liruar
05/01/2017
Arrestimi i Haradinajt, ministri Hoxhaj: Po punojmë për ta liruar
I kontaktuar nga Top Channel, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar si të papranueshme arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë si dhe një thirrje për të tensionuar situatën në Ballkan.

“Kërkesat e Serbisë për arrestimin e shtetasve të Kosovës dhe ish-luftëtarët e UÇK-së është një thirrje e hapur për ta tensionuar situatën në Kosovë dhe Ballkan. Kërkesat serbe të motivuara politikisht për arrestimin e qytetarëve dhe lidershipit të Kosovës janë thirrje për të vepruar në mënyrë reciproke, gjë që Kosova më së paku e dëshiron”, shprehet Hoxhaj për Top Channel, duke shtuar se ambasada e Kosovës në Francë dhe institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje maksimale për ta liruar Ramush Haradinajn.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.