Mandatet, KQZ drejt zëvendësimit të Selamit dhe Tahirit

05/01/2017

Mandatet, KQZ drejt zëvendësimit të Selamit dhe Tahirit
Pavarësisht ankimimit nga ana e deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit, ky institucion ka vendosur të mblidhet të premten për të plotësuar këto dy vakanca.

Në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thuhet se mbledhja është parashikuar të mbahet në orën 12 dhe se mandatet e Tahirit dhe Selamit do t’i kalojnë emrave pasardhës në listë, përkatësisht Edmond Zejno për PD dhe Flamur Çelja për LSI.

Ish-deputetët Tahiri dhe Selami e kanë apeluar vendimin në Gjykatën Administrative, ndërsa ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi ka kërkuar shfuqizimin e ligjit të dekriminalizimit në Kushtetuese.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.