Suedi, vritet me 22 plumba kosovari. Arrestohet një bashkëpunëtor
04/01/2017
Suedi, vritet me 22 plumba kosovari. Arrestohet një bashkëpunëtor
Një shqiptar ka mbetur i vrarë pas 22 të shtënave me armë, në ditët e para të këtij viti në Malmo të Suedisë. Mediet vendase shkruajnë se autori ka qëlluar deri në momentin kur është siguruar se shënjestra ka ndërruar jetë.

Shqiptari i vrarë është identifikuar si Alban Ibraj, ndërsa në pranga ka rënë një 22-vjeçar, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i autorit.

Shqiptari u gjet i vrarë në rrugë, ndërsa dëshmitarët që njoftuan policinë kanë rrëfyer se nuk kanë parë asgjë, por vetëm të riun e shtrirë në tokë.

“Të martën rreth orës 8:30 të mbrëmjes, ne kemi gjetur një person mashkull të plagosur në tokë”, tha zëdhënësi i policisë Fredrik Bratt, i cili shtoi se ai humbi jetën shumë shpejt në krahët e tij.

Malmo është një qytet në Jug të Suedisë, ku nuk kanë munguar përplasjet multikulturore, e shumë prej emigrantëve grinden mes tyre duke mbrojtur kulturën e vendit të origjinës. Alban Ibraj ishte një shqiptar nga Kosova, që kishte emigruar prej vitesh në Suedi, bashkë me familjen.

/ Top Channel



MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.