Teknologjitë që i dhamë lamtumirën në 2016
31/12/2016
Teknologjitë që i dhamë lamtumirën në 2016
Nga Vine tek kufjet me portë, në 2016 u dekretua ‘vdekja’ për të paktën pesë teknologji që kishin nisur të perëndonin. Revista Mit Technology Review ka renditur pesë kryesoret, mes të cilave dhe Pebble, Project Ara.

E para e përmendur nga ekspertët është pikërisht Vine, aplikacioni i Twitter që të jeptë mundësi të postoje vide 6 sekondëshe.

“Ky shërbim pati kulmin në 2014, por më pas u mund nga konkurrentët si Instagram dhe Snapchat, që i morën një pjesë të mirë të përdoruesve, përfshi dhe shumë figura të njohura”, thonë ekspertët. Ky shërbim u ndërpre zyrtarisht në tetor të këtij viti.

Nga software tek hardware, 2016 shënoi dhe fundin e Pebble, ora smart që në 2013 kishte mbledhur 10 milionë fonde për zhvillimin. Në këtë rast, dështimin për të gjithë sektorin, përfshi dhe financuesit, dekretoi fundin këtë muaj.

Dy projekte të Google dështuan, Project Ara që u braksit zyrtarisht në shtator, dhe Fiber, shërbimi i lidhjes me fibra optike që nisi në disa qytete amerikane. Mes teknologjive që duhet ti themi lamtumirë, Mit rendit edhe kufjet me portë, nga të cilat Apple hoqi dorë në modelet e tij të fundit, dhe në lëvizje është vënë edhe Samsung. Por në rastin e këtij të fundit duhet të presim pak vite sa ti thotë përfundimisht “lamtumirë”.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.