10 vjet iPhone, si u bë i zgjuar smartphone-i
27/12/2016
10 vjet iPhone, si u bë i zgjuar smartphone-i
Në 9 janar 2007 një nga sipërmarrësit më me ndikim në planet publikoi një produkt të ri, i cili do të bëhej më fitimprurësi në histori. Dhe bëhet fjalë për iPhone i cili përcaktoi ekonominë moderne.

Mund të ketë vetëm dy tre kompani në botë që mund të bëjnë aq para sa bën Apple vetëm nga iPhone. Fakti është që u krijua një produkt i një kategorie të re: smartphone. iPhone dhe imituesit e tij përfaqësojnë një produkt që nuk ekzistonte 10 vite më parë por tashmë është një nga objektet më të dëshiruara të njerëzimit. Kjo është mënyra që iPhone ndryshoi tregjet, programet, muzikën dhe reklamat.

Por këto janë vetëm faktet e dukshme për iPhone. Dhe nëse do të hyni më thellë, kjo përrallë ka një surprizë. Ne u jemi mirënjohës Steve Jobs dhe figurave të tjera drejtuese të Apple, partneri i tij i hershëm Steve Wozniak dhe pasardhësi Tim Cook, dizenjuesi i tij vizionar, Sir Jony Ive, por shumë aktorë të rëndësishëm në këtë histori janë harruar.

Pyesni veten: Çfarë e bën aktualisht një iPhone të jetë një iPhone? Sigurisht pjesërisht është dizajni i tij i bukur, ndërveprimi me përdoruesin, vëmendja ndaj detajeve, mënyra si punon software-i dhe si ndjehet hardware-i. Por nën sipërfaqen sharmante të iPhone ka disa elemente të rëndësishme që e bëjnë atë dhe smartphone-t e tjerë të mundshëm.

Ekonomistja Mariana Mazzucato ka bërë një listë për BBC, ku ka renditur 12 pikat kyçe që i bënë smartphone-ët të punojnë.
1. mikroprocesori i vogël
2. çipi i memories
3. hard drive solid
4. ekrani me kristale likuide
5. bateria me bazë litiumi
Këto pesë karakteristika i përkasin pjesës së ndërtimit fizik të telefonit.

Pjesa tjetër ka të bëjë me rrjetin dhe software, pra, programimin.
6. Algoritmi Fast-Fourier- Transform, copëza të zgjuara matematikore që kthejnë sinjalet analoge në zë, drita të dukshme, valë radioje, në sinjale dixhitale që mund të trajtojë një kompjuter.

7. Interneti. Një smartphone nuk është i tillë pa internet.
8. HTTP dhe HTML, gjuhët dhe protokollet që e kthejnë internetin e vështirë për tu përdorur në një akses të thjeshtë World Wide Web.
9.Rrjetet celulare
10. GPS, Global Positioning Systems
11. Ekrani me prekje
12. Siri, asistenti zanor që punon me inteligjencën artificiale.



/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.