Golat më të bukur të vitit në “FIFA 2017” (Video)

25/12/2016

Viti 2016 është drejt fundit dhe kjo periudhë gjithmonë shërben për të bërë përmbledhje e për të kujtuar momentet më të bukura.

Loja e futbollit “FIFA” ka bërë të njëjtën gjë, duke publikuar një video ku tregon disa nga golat më të bukur që janë shënuar gjatë këtij viti në këtë video-lojë.

Këto gola vijnë me një surprizë: të gjitha janë të komentuara nga Ray Hudson.

Golat janë shënuar dhe janë postuar në internet nga lojtarë të ndryshëm nga e gjithë bota.

“FIFA 17” është e disponueshme nga shtatori në PlayStation 4, Xbox One, PC (Origin), PlayStation 3 dhe Xbox 360.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.