Reforma zgjedhore, Bylykbashi: Të shqyrtohet me urgjencë platforma e PD

10/12/2016

Partia Demokratike kërkon që të shqyrtohet urgjentisht platforma e saj për reformën zgjedhore, pasi nuk ka asnjë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme më 18 qershor.

Oerd Bylykbashi në një dalje për mediat tha se asgjë nuk është bërë për reformën zgjedhore, ndërkohë që zgjedhjet janë te porta.

“Asgjë nuk është bërë për reformën zgjedhore, zgjedhjet janë të porta. Platforma e PD-së ka kërkuar të dekrimializohet shitblerja e votës, të merren të gjitha masat që kjo të bëhet e pamundur dhe një nga këto do të ishte votimi elektronik. Nëse platforma e PD nuk merret në shqyrtim urgjentisht, pa vonesa të mëtejshme, nuk ka asnjë garanci për zgjdhje të lira dhe të ndershme më 18 qershor të vitit që vjen”, tha Bylykbashi.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.