Reforma zgjedhore, mësues e noterë për votat

09/12/2016

Kreu i partisë së re LIBRA, Ben Blushi deklaroi këtë të premte se reforma zgjedhore ka dështuar dhe për këtë ka akuzuar dy partitë e mëdha.

“Sot, më 9 dhjetor ka skaduar afati dhe Komisioni për reformën zgjedhore nuk është mbledhur asnjëherë, me përjashtime të rralla”, tha Blushi.

Por deputeti socialist Taulant Balla tha se i ka kërkuar Kuvendit zgjatjen me 60 ditë të mandatit të komisionit. “Me qëllim që të përmbyllim përkthimin dhe transformimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR në amendamente”, deklaroi Balla.

Një nga rekomandimet e OSBE-ODIHR, tha Balla, është depolitizimi i KZAZ-ve dhe KQZ-ve. PS i ka dorëzuar opozitës një draft ku kërkon që anëtari i shtatë në KZAZ të vijë nga radhët e noterëve publikë, ndërsa në KQZ nga radhët e mësuesve.

“Kemi propozuar që për KZAZ-të anëtari i 7 të përzgjidhet nga regjistri i noterëve publikë dhe që nga lista e mësuesisë të zgjidhen mësues që banojnë në KZAZ-në përkatëse. Depolitizimi i anëtarit të shtatë garanton që puna të vazhdojë normalisht dhe të mos ketë bllokime”, tha Balla.

Balla kërkoi që të ketë vende të caktuara për vendosjen e simboleve të subjekteve politike.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.