Reforma zgjedhore, eksperti i lartë i OSBE vjen në Tiranë
08/11/2016
Reforma zgjedhore, eksperti i lartë i OSBE vjen në Tiranë
Një ekspert i lartë për zgjedhjet ka nisur një vizitë tre ditore në Shqipëri, për të ofruar dhe konsulencën e tij për reformën zgjedhore në vend, para zgjedhjeve të 2017.

Jessie Pilgrim me përvojë të gjerë në legjislacionin dhe proceset zgjedhore në Shqipëri, është kontraktuar nga Prezenca dhe po takohet gjatë këtyre tri ditëve me disa nga aktorët kryesorë në fushën e zgjedhjeve, për t’u njohur me mendimet dhe propozimet e tyre lidhur me ndryshime të mundshme në legjislacionin zgjedhor. Ndër ta janë bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm, përfaqësues të partive kuvendore dhe jokuvendore, zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe organizata të vëzhguesve vendorë.

Pilgrim do të ofrojë komente ligjore, me shkrim, pasi komisioni i posaçëm të hartojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai do t’i shqyrtojë ato sa i takon respektimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, angazhimeve në kuadrin e OSBE-së dhe detyrimeve ndërkombëtare.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.