Ramos Da Costa: Nuk ka më kohë për të humbur, reforma zgjedhore nuk ka nisur ende
28/10/2016
Ramos Da Costa: Nuk ka më kohë për të humbur, reforma zgjedhore nuk ka nisur ende
OSBE shpreh shqetësimin për vënien në rrezik të reformës zgjedhore. Carolina Ramos Da Costa, shefja e zyrës politike të OSBE në Tiranë thotë se ka mbetur vetëm një muaj e gjysmë nga fillimi zyrtar i përgatitjeve për zgjedhjet por procesi reformës nuk ka nisur ende.

“Ka mbetur vetëm një muaj e gjysmë deri në fillimin zyrtar të përgatitjeve, mandati i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore skadon më 9 dhjetor dhe procesi i reformës zgjedhore nuk ka nisur ende. E thënë thjesht, nuk ka më kohë për të humbur!”, shprehet Ramos da Costa.

Ajo ka kërkuar në emër të përfaqësisë së OSBE në Tiranë që komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore të mblidhet dhe të rifillojë punën, me kapacitet të plotë, sa më shpejt që të jetë e mundur.

 Lidhur me financimin e partive, znj. Ramos Da Costa tha se legjislacioni duhet të arrijë një ekuilibër mes nxitjes së kontributeve të moderuara dhe kufizimit të kontributeve ët mëdha. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nevojë të fuqizohet nga ana ligjore për të monitoruar si duhet financat e partive dhe fushatat zgjedhore, si dhe ka nevojë për kapacitetet financiare e njerëzore për të bërë verifikime të mëtejshme,” tha ajo.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.