Rashica shkëlqen në Holandë, dy gola, shtyllë e dyfishtë dhe një asist

18/12/2015

Çdo ditë e më shumë Milot Rashica po tregon se ka vlera të mëdha si futbollist. 19-vjeçari ka arritur të realizojë dy gola, një shtyllë të dyfishtë, si dhe një asist, për Vitesse, në ndeshjen që këta të fundit fituan këtë të premte 5-1 ndaj Twente.

Rashica, i cili aktivizohet me Shpresat e Shqipëri, shënoi në minutën e 18 golin e dytë të takimit. Ai finalizoi me sukses pas një inkursioni personal nga krahu i djathtë.

Vitesse shënoi edhe golin e tretë në minutën e 55 me Solanke, ndërsa 3 minuta më vonë ishte talenti Rashica që realizoi golin e dytë personal në këtë takim dhe të katërtin për ekipin e tij.

Edhe në minutat e mbetura të ndeshjes, 19-vjeçari tregoi vlera të mëdha. Topi i krosuar nga Rashica nga një goditje këndi u përplas në dy shtyllat e portës, duke i moshuar një gol të jashtëzakonshëm talentit shqiptar.

Në minutën e 82 të ndeshjes, Rashica dha edhe një asist për golin e pestë të Vitesse, duke e mbyllur këtë takim në mënyrën më të mirë.

Tashmë, pas paraqitjeve gjithnjë e më bindësi, trajneri i Kombëtares shqiptare, De Biasi, duhet të mendojë seriozisht për grumbullimin e Rashicës në sfidat miqësore para Kampionatit Europian, ku Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.