Lulzim Tafa, fitues i çmimit “Ramadan Sinani” për letërsi

18/11/2015

Lulzim Tafa, fitues i çmimit “Ramadan Sinani” për letërsi

Lulzim Tafa, fitues i çmimit Ramadan Sinani

Poeti nga Kosova, Lulzim Tafa, është fitues i çmimit “Ramadan Sinani” për letërsi, i cili u dha për herë të parë këtë vit në Panairin e Librit në Tetovë, që hapi për herë të 14 dyert e veta për botues dhe shtëpi botuese nga Maqedonia dhe rajoni.

Në Panairin e Librit morën pjesë shtëpi botuese me botimet e tyre më të reja të vitit 2015.

Fitues i çmimit “Ramadan Sinani”, Lulzim Tafa ka botuar shtatë përmbledhje me poezi. Autor i shumë poezive, prozës, dramës, kritikës letrare. Poezitë e tij janë të përkthyera në disa gjuhë të botës dhe të përfshira në disa antologji, është shpërblyer me shumë çmime letrare. Veprat e tij deri më tani janë përkthyer në gjuhët angleze, gjermane, italiane, serbe/kroate, boshnjake, rumune, frënge, arabe, greke, turke, suedeze etj.

Librat e tij më të njohur janë: “Gjaku nuk bëhet ujë” përmbledhje me poezi, Rilindja, Prishtinë 1993; “ Metaforë e pikëlluar” përmbledhje me poezi,Rilindja, Prishtinë 1995; “Planeti Babiloni” Poezi e dramatizuar,Rilindja, Prishtinë 1997; Vdekja çon fjalë” Përmbledhje me poezi, Prishtinë, 1998; “I kam edhe dy fjalë” Përmbledhje me poezi, Faik Konica, Prishtinë 2012 dhe “Shtini n’dhe këto fjalë”Përmbledhje me poezi, Faik Konica, Prishtinë 2015.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.