USAID, 18.5 milionë USD për agrobiznesin
18/02/2015
4.7 milionë dollarë janë financuar përgjatë vitit të parë të projektit të USAID 'Agrokapital' për fermerët dhe agrobiznesin shqiptar.

Programi që do të shtrihet në tre vite ka mbështetur gjithashtu 25 aplikime në fondet IPARD nga te cilët 21 ishin fitues, me vlerë 1,3 milionë dollarë grante dhe 2,6 milionë dollarë investime te reja.

'Përmes financimeve prej 18.5 milionë dollarësh synohet t'i jepet një impuls sektorit të agrobiznesit duke rritur xhiron e sipërmarrjeve të mbështetura në kuadër të këtij programi duke rritur mirëqenien dhe gjeneruar mundësi punësimi, programi parashikon 1150 vende të reja pune", thotë Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë.

Por, sipas ambasadorit amerikan Donald Lu ka ende mjaft sipërmarrje që kanë nevojë për financim dhe për këtë nevojitet më shumë bashkëpunim me sektorin bankar.

"Shpresojmë që ndihma amerikane e ofruar përmes USAID-it do t'i mbështesë këto familje dhe të ndihmojë në restaurimin e këtyre zonave të rëndësishme bujqësore. Nevojiten reforma ligjore për ta bërë sektorin kredidhënës më transparent.Nxisim Qeverinsë në sektorin e OJQ-ve që të fokusohet në këto reforma", tha ambasadori Lu.

Për të rritur ofertën bujqësore, ministri Panariti tha se do të investohet më shumë në sektorin e serave.
/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.