Ndarja administrative, njësitë vendore në `lagje` e `fshat`
03/02/2015
03/02/2015
Në vend të tyre do të ketë fjalë të reja si “lagje”, “administrator i lagjes”, “kryetar fshati” ose “kryesi fshati”. Ndryshimet e propozuara nga Qeveria propozojnë ndarjen e bashkive të reja në lagje dhe në secilën prej tyre të emërojnë nga një administrator, duke ruajtur, përgjithësisht, strukturën e shpërndarjes së shërbimeve sipas bashkive dhe komunave aktuale.
Mazhoranca tha se këto ndryshime janë të domosdoshme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale më 21 qershor, por sipas opozitës ato përkeqësojnë më tej shërbimin ndaj qytetarëve dhe skema nuk kursen parà, siç u deklarua në fillim nga Qeveria.
Ndryshimet në ligjin për organizimin e pushtetit lokal u miratuan në parim nga deputetët e shumicës, ndërsa demokratët votuan kundër. Gjatë ditëve në vazhdim do të ketë një konsultë me shoqatat e njësive vendore, por debati më i madh dhe më delikat ende nuk është kryer. Ai do t’i përkasë një të ardhmeje të afërt, kur, për shkak të ndarjes së re territoriale, të nisin diskutimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. / Top Channel
- 20 foto që dëshmojnë se fëmijët mund të flenë kudo
- “Tupac është gjallë”; Fansat: Ja foto e ditëve të fundit
- Ja si e feston 18-vjetorin e dashura e Justin Bieber
- Jeta e djalit të adoptuar të Tom Cruise
- Braktiset, prindërit birësues mundohen ta shpëtojnë
- Liqeni i zi i mrekullive
- Edhe 3 ditë merkato, ja transfertat që mund të bëjnë diferencën në Angli
- Emily vijon pushimet
- Turqi, bombardohet aeroporti i Dijarbakirit
- Drake zbulon lidhjen me Rihanën








