Shkarkohen 131 punonjës të burgjeve, 13 vjet pa paguar energjinë elektrike
06/12/2014
Njëkohësisht me aksionin për ndërprerjet e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, si edhe penalizimin e kundravajtësve, ka nisur këtë të shtunë shkarkimi i debitorëve që punojnë në administratën shtetërore.

Ministria e Drejtesise njoftoi shkarkimin nga detyra te 131 policë të burgjeve, të cilët rezulton se nuk kanë paguar energjinë elektrike në vite.

Sipas Zyres se Shtypit te ministrit te Drejtesise, ministri Nasip Naço ka urdheruar lirimin e ketyre efektiveve te policise per te mos rrezikuar ne asnje moment sigurine ne burgje.

Behet e ditur se pas verifkimeve, te cilat kane perfshire te gjithe administraten shteterore, rezulton se ne sistemin e burgjeve jane 650 efektive qe nuk kane paguar rregullisht energjine elektrike. Por eshte urdheruar lirimi i 131 prej tyre duke qene se kjo kategori kishte 13 vjet, thote Zyra e Shtypit qe nuk paguante energjine nderkohe qe vlerat qe ata i detyrohen shtetit eshte 23 milione.

Aktualisht, ky verifikim eshte duke u kryer ne çdo institucion, pas nje urdheri te dale nga Kryeministri qe kerkon zbatimin e ligjit dhe korrekltese nga nepunesit e shtetit.

Nderkohe nje postim ne rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama thekson se ligji duhet te respektohet nga te gjithe.
“Kush abuzon me energjine nuk mund te marre rrogen nga leket e taksave. Te punosh ne shtet, do te thote , te jesh shembull ne pagesen e dritave, ujit, taksave", shkruan Rama.

Operacioni i nderprerjes se lidhjeve te paligjshme te energjise elektrike ka hyre ne fazen e dyte.

Deri ne daten 28 shkurt 2015-te te gjithe ata qe paguajne borxhin e plote, perfitojne nje ulje te kamatvonesave ne 80%. Pas ketij mekanizimi te qeverise, ditet e fundit ka patur radhe te gjata deri ne oret e vona te mbremjes, te qytetareve qe shkojne te paguajne borxhet.  
/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.