Lojrat Olimpike “Sochi 2014”
09/02/2014
Lojrat Olimpike “Sochi 2014”
40-vjeçari Ole Einar Bjoerndalen ka fituar medaljen e artë në 10 km sprint, duke lënë pas krahëve austriakun Landertinger dhe çekun Soukup.

Për sportistin norvegjez, kjo ishte medalja e shtatë olimpike, e 11 në garat individuale, dhe tashmë është vetëm 1 medalje më pak se bashkëkombasi i tij, Bjorn Daelie, rekordmen absolut i kësaj disipline.

Ndërkohë, Bjoerndalen bëhet njëkohësisht dhe sportisti më i vjetër në moshë, që fiton një medalje ari në olimpiadë.

Norvegjia fiton 2 medalje në skiatlon
Bjoergen fiton arin, Weng zë vendin e tretë

Norvegjia ka fituar një tjetër medalje në Sochi dhe këtë me Marit Bjoergen, e cila ka triumfuar në disiplinën Skiatlon 15 km, duke fituar medaljen e tetë olimpike në karrierën e saj.

Në pod, bashkë me të, është ngjitur Charlotte Kalla në vendin e dytë, ndërsa bronxin e fitoi norvegjezja 22-vjeçare Heidi Weng.

Ndërsa në kampin e meshkujve, medaljen e artë e fitoi amerikani Kotsenburg, i cili do të hyjë në historinë e këtyre lojrave, si medalja e parë e arit e fituar në “Sochi 2014”.

Rusia triumfon në patinazh

Medalje ari në kategorinë individuale dhe ekipore

Rusja Yulia Lipnitskaya fitoi medaljen e artë në patinazhin artistik, pasi arriti të mbledhë 72.9 pikë, duke lënë në vendin e dytë italianen Carolina Kostner, me rreth 2 pikë më pak.

Rusia zuri vendin e parë edhe në rang ekipor, falë një super performance të dyshes Ksenia Stolbova dhe Fedor Klimov.

Duel familjar në disiplinën Mogul
Lapointe mposht motrën e saj, merr medaljen e artë

Medaljen e fundit të artë, të ditës së parë, e fitoi kanadezja Justine Dyfur Lapont, në disiplinën Mogul. 19-vjeçarja fitoi duelin familjar në këtë garë, pasi mposhti motrën e saj, e cila zuri vendin e dytë. Medaljen e bronxit e fitoi amerikanja Hannah Kearney. / Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




SONDAZH

Mendoni qe dhuna ne shkolla e mesueseve ndaj nxenesve eshte nje fenomen, apo ngjarje te shkeputura?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.3 139.9
USD 124 124.5
GBP 185.5 186.5
CHF 137.5 140.5
TREGJE DHE BURSA
INDU 0.00
N/A
N/A
NASDAQ 4771.764
+13.885
+0.29%
S&P 500 2057.09
+5.27
+0.26%
FTSE 100 6852.40
+19.57
+0.29%
FTSE MIB 20756.721
+236.971
+1.15%
CAC 40 4675.13
+34.44
+0.74%
DAX 10798.33
+148.75
+1.40%
HANG SENG 24909.90
+59.451
+0.24%
Nikkei 225 17699.25
+230.73
+1.32%
S&P/ASX 100 4611.100
+18.100
+0.39%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.