E-gjoba, policia thirrje: Verifikojini në internet
05/12/2013
E-gjoba, policia thirrje: Verifikojini në internet
Pagesat e gjobave të automjeteve tashmë do të mund të kryhen vetëm në postë dhe banka. Ky është urdhëri i lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, ndërsa uniformat blu njoftojnë qytetarët edhe për shërbimin e verfikimit të këtyre gjobave nëpërmjet internetit.

Të gjithë të interesuarit mund të klikojnë në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në internet dhe në rubrikën “Shërbime për qytetarët” mund të kontrollojnë kundravajtjet rrugore. Linku në këtë pjesë të faqes të drejton automatikisht me sistemin elektronik të administrimit të gjobave të policisë rrugore.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë gjoba të vendosura nga policia dhe që nuk i kanë paguar ato mund t’i verifikojnë ato online, ndërkohë që Policia Rrugore nxit qytetarët që të shlyejnë këto pagesa në posta dhe banka për të shmangur penalizimet e mëtejshme.

Urdhëri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për ndryshimin e rrugëve të pagesës së gjobave u lëshua disa ditë më parë dhe synon të thjeshtojë dhe shmangë radhët e gjata nëpër sportele për shlyerjen e tyre.

/ Top Channel



comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.4 139.9
USD 123.5 124
GBP 186.5 187
CHF 134.5 135.5
TREGJE DHE BURSA
17239.74
+48.371
+0.28%
NASDAQ 4625.531
-12.463
-0.27%
S&P 500 2001.32
-0.84
-0.04%
FTSE 100 6810.60
-15.34
-0.22%
FTSE MIB 20593.721
+115.281
+0.56%
CAC 40 4631.43
+20.49
+0.44%
DAX 10737.87
+26.90
+0.25%
HANG SENG 24595.85
-265.961
-1.07%
Nikkei 225 17606.221
-189.51
-1.06%
S&P/ASX 100 4650.900
+14.800
+0.32%




Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.